Derbi i Italisë është i Juventusit, Interi i pafuqishëm

Juventusi ka dalë fitues në derbin e Italisë.
Zonja e Vjetër ka mposhtur Interin me rezultat 2-0 në ndeshjen e javës së 13-të të Serie A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola derisa në pjesën e dytë u shënuan të gjitha golat.
Juve kaloi në epërsi në minutën e 55-të me golin e shënuar nga Rabiot.
Fitoren skuadrës së Allegrit ia siguroi Fagioli në minutën e 85-të. Në të dy golat asistues ishte Kostic.
Me këtë fitore, Juventusi është në vendin e pestë me 25 pikë derisa Interi është i shtati me një pikë më pakë. /IndeksOnline/