11:40 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Derbi i Italisë Milan-Napoli, formacionet e mundshme

Në Serie A, sot do të luhen tri ndeshjet e para të javës së 13-të.

Nga ora 18:00, në San Siro, skuadra e Milanit do ta presë skuadrën e Napolit.

Të dyja skuadrat nuk janë duke kaluar në formë të mirë, duke u renditur poshtë pozitave të dëshiruara.

Pas 12 javëve, Milan mbetet në vendin e 14 ndërsa Napoli renditet e shtata në renditjen tabelare.

Tek Milan në këtë ndeshje pritet të mungojë mesfushori turk, Hakan Calhanoglu për shkak të kartonëve, ndërsa tek Napoli mungon Faouzi Ghoulam.

Formacionet e mundshme:

Ac Milan: G. Donnarumma; Conti, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Biglia, Krunic; Suso, Piatek, Bonaventura.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Koulibaly, Maksimovic, Hysaj; Callejon, Fabian, Zielinski, Insigne; Mertens, Lozano.