Derbi i javës mbyllet pa gola, “fërkon duart” Tahir Batatina

Skuadra e Prishtinës ka barazuar pa gola në ndeshjen ndaj Ballkanit e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Shumë raste pati në dy pjesët, por asnjëra skuadër nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës dhe kështu ndeshja u mbyll pa gola 0:0, shkruan Indeksonline
Me këtë barazim, Ballkani shkon në kuotën e 53 pikëve në pozitën e parë, kurse Prishtina në pozitën e 5-të me 39 pikë.
Në rast se Llapi fiton nesër ndaj Lirisë, atëherë ekipi i Tahir Batatinës kap kreun e tabelës në Superligën e Kosovës./Indeksonline/
