75 Mall Live Search
19:00 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Derbi i Lipjanit në xhiron e 16-të

Dy skuadrat nga Lipjani, Minatori dhe Ulpiana do të takohen në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së dytë të Kosovës.

Skuadra nga fshati Magure nuk ka asnjë humbje dhe kërkon suksesin e radhës për të rrëmbyer vendin e parë.

Minatori është favorit në letër dhe aktualisht është në pozitën e dytë me 37 pikë, dy më shumë se Ulpiana.

Ndeshja luhet të shtunën dhe tri pikët mund të jenë bileta për një vend në ligën e parë sezonin e ardhshëm. /IndeksOnline/