75 Mall Live Search
13:43 / E Diele, 16 Mars 2025 / L A

Derbi i Londrës/ Palmer mungon ndaj Arsenalit

Sot në Premier League do të zhvillohet derbi i Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit.

Chelsea, do të kenë mungesën më të madhe, atë të Cole Palmerit i cili nuk do të luaj ndaj Arsenalit, shkaku i një lëndimi.

Ndërsa për Arsenalin do të mungoj Sterling, shkaku i marrëveshjes mes të dy klubeve ku anglezi nuk do të mund të luaj ndaj Chelseat, e cila zotëron kartonin e tij.

Mirëpo lajm i mirë për “Topçinjtë” është rikthimi i Martinellit i cili do të startojë që nga minuta e parë.

Në renditjen e Premier League, Arsenali gjendet në pozitën e 2-të me 55 pikë, ndërsa Chelsea në pozitën e 4-të me 49 pikë.

Kujtojmë se derbi i Londrës, pritet të zhvillohet në “Emirates”, në orën 14:30./IndeksOnline/