17:58 / E Mërkurë, 10 Janar 2024 / Gj. Sh

Derbi i madh italian/ Përplasje mes tifozëve në stadium (VIDEO)

Pak para fillimit të derbit mes Lazios dhe Romës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, ka pasur përplasje mes dy tifozerive.

”Distinti Sud” e Romës dhe ”Tevere” e Lazios filluan të hidhnin fishekzjarre mes tyre në ”Stadio Olimpico”, shkruan IndeksOnline.

Policia ndërhyri për të qetësuar gjërat, më pas u kujdes edhe trajneri i Romës, José Mourinho.

Trajneri portugez iu afrua sektorit të zënë nga lojtarët e Romës për t’u kërkuar të gjithëve të ndalonin, më pas foli edhe me disa drejtues të Lazios për të njëjtën arsye. Pas pak minutash situata u kthye në normalitet./IndeksOnline/