Derbi i Manchesterit i takon Djajve të Kuq

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt.
Kjo është fitorja e dytë e Amorim ndaj Cityt, këtë sezon pasi që kishte mposhtur Cityn edhe sa ishte te Sportingu.
MANCHESTER. IS. RED. 🔴#MUFC || #MCIMUN
— Manchester United (@ManUtd) December 15, 2024
Golat u shënuan nga Gvardiol në minutën e 36-të, ndërsa për Unitedin, barazoi Bruno në minutën e 86-të dhe Diallo që shënoi golin e fitores në minutën e 89-të.
Me këtë fitore, Unitedi mbetet në pozitën e 12-të me 22 pikë, ndërsa Manchester City bie në pozitën e 5-të me 27 pikë./IndeksOnline/