75 Mall Live Search
15:19 / E Shtunë, 10 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Derbi i mbijetesës, Fushë Kosova dhe Gjilani ndahen me barazim

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 19-të mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.

Rezultati përfundimtar pas 90 minutave ishte i barabart 1-1, shkruan IndeksOnline.

Gjilani shkoi në pushim me epërsi, ku golashenues ishte sulmuesi gjerman, Senad Jarovic në minutën e 40-të.

Një pikë ”pampurave” ia siguroi Dorent Hajdari, i cili barazoi shifrat në minutën e 76-të.

Gjilani aktualisht ndodhet në vendin e tetë në tabelë me 19 pikë, ndërsa Fushë Kosova një vend më poshtë me 11 pikë./IndeksOnline/