75 Mall Live Search
08:41 / E Diele, 06 Prill 2025 / Gj. Sh

Derbi i mbijetesës mbyll javën e 27-të të Superligës

Sot mbyllet java e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja e vetme e cila zhvillohet sot, është ajo mes Dukagjinit dhe Llapit, shkruan IndeksOnline.

Në stadiumin ”18 Qershori” në Klinë, do të zbresin dy skuadrat të cilat po luftojnë për mbijetesë.

Dukagjini është në vendin e tetë me 32 pikë, dy më shumë se Llapi e cila renditet e nënta në tabelë./IndeksOnline/