75 Mall Live Search
15:00 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / Gj Sh

Derbi i mbijetesës, Prishtina e Re dhe Llapi ndajn pikët

Ka përfunduar pa fitues derbi i mbijetesës në SUperligën e Kosovës, mes Prishtinës së Re dhe Llapit.

Rezultati përfundimtar në stadiumin në Kampin e Hajvalisë, ishte i barabartë 1-1, shkruan IndeksOnline.

Llapi shkoi në pushim me epërsi 1-0, pas golit të shënuar nga Hasan Hyseni në minutën e tetë.

Një pikë Prishtinës së Re ia siguroi sulmuesi Ibrahim Kargbo, me golin e shënuar në minutën e 75-të.

Pas 22-xhirove, Llapi renditet në vendin e shtatë në tabelë me 23 pikë, një më shumë se Prishtina e Re, që renditet e nënta./IndeksOnline/