75 Mall Live Search
22:41 / E Diele, 07 Nëntor 2021 / C E

Derbi i Milanos dhuron spektakël por jo edhe fitues

Milani dhe Interi kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A.

Derbi i Madonës dhuroi spektakël për 50.000 tifozët në “San Siro” dhe miliona të tjerë para ekraneve televizive.

Skuadra e Interit kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Hakan Calhanoglu nga pika e bardhë në minutën e 11-të.

Ishte vetë turku që e fitoi dhe e gjuajti saktë penalltinë.

Festa e zikaltërve zgjati vetëm pesë minuta.

Në minutën e 17-të De Vrij realizoi autogol për të barazuar rezultatin.

Dhjet minuta më vonë Interit iu dha edhe një penallti por Tatarusanu priti gjuajtjen e Lautaro Martinez.

Në pjesën e dytë skuadrat ishin më të kujdesshme dhe krijuan pak raste për të tentuar fitoren.

Napoli dhe Milani vazhdojnë të ndajnë kreun e tabelës me nga 32 pikë, shtatë pikë para Interit. /IndeksOnline/