75 Mall Live Search
17:14 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Derbi i rekordeve: 728 milionë shikues, 74,000 bileta për vendasit dhe personalitete VIP

Derbi mes skaudrave të Milanos pritet të shënoj rekord në kampionatin italian.

Në prag të ndeshjës së madhe në San Siro, me mbi 74,000 bileta të shitura për vendasit, të dhënat e pjesshme tregojnë afër 4 milionë euro fitime ( më shumë se në vitin 2016 kur kishte të ardhura 3,815,000 milionë euro ) .

Portat e stadiumit do të hapen në orën 18:45. Në derbi do të ketë 27 kamera dhe do të transmetohet nga 44 transmetues në 180 vende, për një total prej pothuajse 728 milionë njerëzve – sipas shifrave të dhëna nga klubi rossoner – nga Kina në Amerikën e Jugut.

Në pjesën e shtypit nuk ka më vende të lira, mbi 600 punonjës të akredituar, duke përfshirë 226 gazetarë, 50 fotografë dhe më shumë se 300 staf televiziv.

Poashtu në këtë ndeshje hapësirat ‘VIP’ të gjitha të rezervuara për personalitet të ndryshme. /IndeksOnline.