75 Mall Live Search
21:53 / E Diele, 03 Mars 2019 / indeksADMonline

Derbi i Serie A me dy kartonë të kuq

Napoli dhe Juventus po luajnë me nga 10 futbollist në ndeshjen e xhiros së 26-të të Serie A.

Vendasit mbetën me 10 futbollist qysh në minutën e 25-të kur portieri Meret bëri ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit në dëm të Ronaldos.

Me të filluar pjesa e dytë u ndëshkua edhe Miralem Pjanic i cili preku topin me dorë dhe mori kartonin e dytë të verdhë.

Juventus është duke fituar me rezultat 1-2. /IndeksOnline/