75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Derbi i Shqipërisë luhet në “Air Albania”

Derbi i javës së 15-të të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”, të enjten e 5 dhjetorit, në orën 20:00. Lajmi është konfirmuar nga drejtori “Supersportit”, Dritan Shakohoxha, në emisionin “Zona gol”.

Kujtojmë se “Supersporti” programon agjendën e Kategorisë Superiore, duke qenë se ka të drejtën ekskluzive të këtij kampionati.

Juli do më vijnë disa shokë nga Amerika. Dua 4 bileta për derbin Partizani-Tirana që do të luhet të enjten, më 5 dhjetor, në orën 20:00 në “Air Albania”. Mi gjen dot?”, ishte batuta e Shakohoxhës për Ahmatajn.