75 Mall Live Search
16:13 / E Mërkurë, 01 Nëntor 2023 / L K

Derbi i Superligës, kryetari ulet tek tifozët mysafirë, i bën propozim homologut të tij

Ballkani e ka mposhtur Dritën në derbin e Superligës me rezultat 2-0. Si në të shumtën e herave, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka qenë i pranishëm në stadium.

Por, kësaj radhe Muharremaj e ka shikuar ndeshjen në mesin e tifozëve mysafirë.

Pas ndeshjes, i par i Suharekës i ka bërë një propozim homologut nga Gjilani, Alban Hysenit.

“Unë sot u ula bashkë me tifozërinë nga Gjilani dhe si adhurues të sportit e shikuam lojen bashkë.
Ne jemi mikëpritës gjithmonë.
Propozoj që lojen e ardhshme ta shikojmë bashkë me Kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/