Derbi i tensionuar, probleme për të dyja skuadrat
Të shtunën zhvillohet derbi më i madh lokal në botë.
Në “San Siro” Milani është nikoqir i Interit në ndeshjen e xhiros së katërt të Series A.
Në këtë ndeshje zikaltërit shihen si favorit pas ecurisë së mirë në fillim dhe lojës jo të mirë të kuqezinjve në tri ndeshjet e para.
Por sipas “Corirre dello Sport”, në të dyja skuadrat ka probleme midis lojtarëve dhe trajnerit.
Fjalët e Bobanit për lojën e dobët të Milanit dhe përplasja në rrjetet sociale midis Paquetas dhe Giampaolos janë problemet te njëri kamp.
Ndërsa te skuadra tjetër ka një përplasje midis Lukakus dhe Brozoviqit.
Megjithatë një gjë dihet e sigurt, me një stadium të stërmbushur spektakli duket i garantuar. /IndeksOnline/