75 Mall Live Search
16:27 / E Diele, 16 Mars 2025 / G T

Derbi i zbehur, Arsenali fiton ndaj Chelseat

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore minimale ndaj Chelseat 1:0 në derbin e javës së 29-të në Premier League.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mikel Merino, shkruan Indeksonline

Merino shënoi në minutën e 20’të me kokë për t’ia dhënë fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 58 pikëve në pozitën e dytë, kurse Chelsea mbetet me 49 pikë në pozitën e katërt./Indeksonline/