75 Mall Live Search
23:21 / E Diele, 29 Shtator 2024 / G T

Derbi i zjarrtë mbyllet pa fitues, Atletico dhe Real Madrid ndajnë pikët

Skuadra e Atletico Madrid dhe ajo e Real Madrid kanë barazuar 1:1 në derbin e javës së tetë në La Liga.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Fillimisht për 0:1 shënoi Eder Militao në minutën e 64’të.

Pikërisht pas tre minutave pas golit, ndeshja u ndërpre për 10 minuta shkaku i tifozëve.

Pas rikthimit në fushë, ishte skuadra vendase që kërkoi me çdo kusht golin e barazimit – të cilin e arriti në fundin e ndeshjes me anë të Correa-s.

Me nga një pikë, tani skuadra e Realit shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e dytë, kurse Atletico Madrid në kuotën e 16 pikëve në pozitën e tretë./Indeksonline/