75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / LB

Derbi “i zymtë” i Anamoravës përfundon pa fitues

Në një stadium të zbrazët dhe pa shikues, derbi i Anamoravës nuk krijoi spektaklin që pritej.

Gjilani dhe Drita barazuan me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Indeksonline.

Skifterat kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Baton Zabergja në minutën e 67-të.

Rezultatin e barazoi Almir Ajzeraj në minutën e 82-të.

Përkundër barazimit, Drita vazhdon ta mbaj kreun me 32 pikë, pesë pikë më shumë se Ballkani që sot u mposht nga Llapi. /IndeksOnline/