75 Mall Live Search
17:15 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / Gj. Sh

Derbi lokal, Juventusi kërkon fitoren ndaj Torinos, formacionet zyrtare

Skuadra e Juventusit do të luaj sonte derbin lokal kundër Torinos.

Ndeshja zhvillohet në “Stadiumin Olimpico” në Torino dhe është e vlefshme për javën e 10-të të Serie A, shkruan IndeksOnline.

Të dy skuadrat po përballen me krizë rezultatesh në jVët e fundit, ku Torino nuk di për fitore në katër ndeshje kurse Juventusi vjen pas dy humbje radhazi, ndaj Milanit në Serie A dhe nga Maccabi Haifa në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja fillon në ora 18:00.

Formacionet zyrtare:

Torino: Milinkovic-Savic; Djidji, Schuurs, Rodriguez; Aina, Lukic, Linetty, Lazaro; Miranchuk, Vlasic, Radonjic.

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Danilo, Bremer, Alex Sandro; McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Kean./IndeksOnline/