75 Mall Live Search
13:08 / E Enjte, 27 Mars 2025 / MSH

Derbi lokal mes “Intelektualëve” dhe “Skifterave”, publikohen formacionet

Drita dhe Gjilani do të ndeshen sot, në derbin lokal të vlefshëm për Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të dy ekipet kanë publikuar formacionet startuese, shkruan IndeksOnline.

Për “Intelektualët” starton: Maloku, Broja, Krasniqi, Antunez, Ajzeraj, Manaj, Dabiqaj, Bejtulai, Tusha, Ovouka dhe Kostyshyn.

Ndërkaq, të përzgjedhurit e Nuhijit për të startuar janë: Haxhihamza, Thaqi, Arago, Roganoviq, Bilalli, Bilali, Prapashtica, Shabani, Taipi, Ibrahimi dhe Jaroviq.

Aktualisht, Drita kryeson tabelën e këtij sezoni, me 54 pikë të grumbulluara.

Ndërkaq, Gjilani pozicionohet në vendin e 4-të, me 35 pikë./IndeksOnline/