14:52 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Derbi londinez në ”Stamford Bridge” i takon Chelseat

Chelsea e ka fituar derbin londinez në kuadër të javës së 14-t në Premier League.

Kundër Fulhamit, Chelsea ka triumfuar me rezultat solid, 2-0 ndaj Fulhamit.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Stamford Bridge”, golat për Chelsean i shënuan Pedro (‘4) dghe Loftus-Cheek (’82), transmeton IndeksOnline.

Kështu, pas 14 ndeshjeve, Chelsea ndjek hapin e liderëve me 31 pikë në vendin e tretë.

Ndërsa, Fulhami mbetet në vendin e fundit me vetëm 8 pikë të grumbulluara pas 14 javësh.

Në mesjavë, Chelsea është mysafir i Wolves, ndërsa Fulhami pret Leicester Cityn./IndeksOnline/

Temat: