75 Mall Live Search
20:35 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Derbi më i madh kosovar po vihet në rrezik!

Trajneri shqiptar Gentian Mezani u emërua zyrtarisht në mars si trajner i Gjilanit.

Por në 6 ndeshje ai ende nuk ka arritur asnjë fitore me këtë skuadër.

Pranvera për Gjilanin ka qenë e zymtë në përgjithësi sepse ‘Skifterat’ kanë vetëm 1 fitore në 12 ndeshje të zhvilluara gjatë kësaj periudhë në Superligë.

Kjo formë jo e mirë ka bërë që Gjilani të rrezikohet për tu larguar nga elita, shkruan Indeksonline.

Aktualisht ekipi i Mezanit është në vendin e 8-të me 35 pikë, vetëm 1 më tepër se zona e barazhit.

Në këtë mënyrë indirekt po rrezikohet edhe derbi më i madh kosovar, Drita – Gjilani.

Në 4 edicionet e fundit derbi i ‘Anamoravës’ është zhvilluar vazhdimisht.

Stinori i fundit kur tifozët nuk patën mundësi të përjetonin emocionet e kësaj ndeshje ishte 2014/15.

Ballafaqimi Drita – Gjilani është një nga pasuritë e qytetit të Gjilanit dhe cilësohet si derbi më i madh në Kosovë. /Indeksonline/