75 Mall Live Search
13:58 / E Diele, 22 Shtator 2024 / Gj. Sh

Derbi mes Dritës dhe Ballkanit, kërkohet vetëm fitorja, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, skuadra e Dritës do të jetë nikoqire e Kampionit në fuqi, Ballkanit, ndeshje kjo e cila nis nga ora 15:00, shkruan IndeksOnline.

Ballkani ka grumbulluar 10 pikë nga pesë ndeshje, derisa Drita deri më tani ka regjistruar dy fitore dhe një humbje.

Formacionet Zyratre:

DRITA: Maloku; Broja, Bes Krasniqi, Antunez, Ajzeraj, Selmani, Dabiqaj, Ble Krasniqi, Bejtulai, Machel, Tusha.

BALLKANI: Koliçi; Jashanica, Smajli, Potoku, Emërllahu, Abedini, Damilare, Kryeziu, Hamidi, Thaqi, Riberio./IndeksOnline/