Derbi në Portugali mbyllet me barazim, Mourinho ndëshkohet me të kuq!
Skuadra e Benficas dhe Porto kanë ndarë pikët në derbin e javës së 25-të në elitën e futbollit portugez.
Mysafirët ishin duke fituar 0:2 me golat e Froholdt dhe Pietuszeëski në pjesën e parë, shkruan Indeksonline
Por, Benfica e Jose Mourinhos u rikthye në lojë në pjesën e dytë.
Absolute madness in Portugal…
— GFH | Global Football Hub (@GFH_FOOTBALL) March 8, 2026
Benfica come back from 2-0 to 2-2 against Porto! 🤯❤️
pic.twitter.com/kbehtjYnD1
Fillimisht Schjelderup shënoi për 1:2 në minutën e 69’të dhe më pas Barriero shënoi për 2:2 në minutën e 89’të.
Kujtojmë që në fund Jose Mourinho u ndëshkua me karton të kuq.
Ky rezultat i konvenoi më shumë Portos, të cilët vazhdojnë kryesimin në tabelë me 66 pikë, kurse Benfica shkon në kuotën e 59 pikëve në pozitën e 3-të./Indeksonline/

