22:59 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Derbi në ”Wembley” i takon Man Cityt

Manchester City ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Tottenhamit në ndeshjen mbyllëse të javës së dhjetë në Premier League.

”Qytetarët” kanë arritur ta mposhtin Tottenhamin në ”Wembley” me rezultat minimal, 1-0.

Kjo ishte fitorja e katërt me radhë e Man Cityt në ”Wembley” – ndaj Arsenalit, Spurs, Chelsea dhe prapë Spurs sonte, transmeton IndeksOnline.

Golin e vetëm dhe të fitores për kampionin në fuqi e shënoi Riyad Mahrez në minutën e gjashtë të takimit.

Kështu, me këtë fitore, Man City mbetet lider me 26 pikë, ndërsa Tottenhami në vendin e pestë me 21 pikë.

Në fundjavën e ardhshme, Man City është nikoqir i Southamptonit, ndërsa Tottenhami i shkon Wolverhamptonit./IndeksOnline/