Derbi për barazhin, Gjilani ndahet në paqe me Feronikelin 74
Gjilani dhe Feronikeli 74 kanë barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me anë të Jaroviq, në minutën 3 ‘.
Megjithatë Zoungrana, e barazoi rezultatin për drenicakët, në minutën e 36’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë dhe e gjithe ndeshja.
Gjilani pas barazimit mbetet në vendin e shtatë me 34 pikë, teksa Feronikeli 74 në zonën e barazhit me tri pikë më pak.