75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 29 Dhjetor 2020 / C E

“Derbi” për transferimin e yllit të Udineses

Rodrigo de Paul vazhdon të shkëlqejë në Serinë A.

Fantazisti argjentinas po udhëheq përsëri Udinesen, duke treguar vit pas viti një vazhdimësi mbresëlënëse. Një ecuri kjo që frikëson bardhezinjtë, duke parë se ofertat për yllin e tyre nuk mungojnë.

Pas Juventusit, tani ka ardhur radha Interit për t’u vënë në lëvizje për De Paul.

Sipas Corriere dello Sport, në fakt, zikaltrit kanë propozuar një huazim me detyrimin ne blerjes pas 18 muajsh.

Udinese kërkon të paktën 35 milionë euro. /IndeksOnline/