Derbi Tirana-Partizani, bllokohen disa rrugë në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar masat e marra në lidhje me derbin e sotëm të kryeqytetit për garantimin e rendit dhe sigurisë. Ndeshja mes “KF Tirana” dhe “Partizani” do të zhvillohet në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Policia ka bërë me dije se disa segmente rrugore do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit.
Rrugët e bllokuara janë Sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Lekë Dukagjini”, rruga “Dervish Hima” dhe zonat përreth stadiumit “Air Albania”. Policia gjithashtu ka bërë me dije lëvizjet e tifozëve të Tiranës. Nisja do të bëhet përballë “Teatrit të Kukullave” rruga “Xhorxh Bush”, rruga e “Elbasanit”, Ambasada e SHBA-së, kthim në rrugën “Dervish Hima”, kthim në rrugën “Sheh Ahmet Pazari” dhe t’i drejtohen tribunës “S” të stadiumit.
Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet: nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” ura “Vasil Shanto”, kryqëzimi i rrugës “Komuna e Parisit”, rruga “Sulejman Delvina”, Libri Univeristar, Presidenca drejt për tek COIN dhe më pas t’u drejtohen hyrjeve tek tribuna N dhe E e stadiumit.