75 Mall Live Search
15:13 / E Diele, 20 Shkurt 2022 / MSH

Derbi Valencia-Barcelona, Dembele startues

Një humbje me rezultat 2-1 në La Liga ndaj Alaves-it të rrezikuar për rënie nga liga e zgjati serinë pa fitore të Valencias në gjashtë ndeshje.

Me trajnerin vendas José Bordalás që fitoi vetëm një nga nëntë ndeshjet e tij të mëparshme kundër Barcelonës (1 barazim dhe 7 humbje), Valencia rrezikon të humbasë tre ndeshje radhazi për herë të parë që nga marsi i vitit 2011.

Valencia e pret sot Barcelonës në stadiumin “Mestalla” me fillim nga ora 16:15, në një sfidë ku sedcila skuadër i ka me rëndësi jetime pikët e reja.

Këto janë formacionet zyrtare:

Valencia: Mamardashvilli, Hugo, Guedes, Soler, Diakhaby, Gaya, Alderete, Duro, Folulquier, Bryan, Moriba

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Araujo, Sergio, Dembele, Alba, Torres, De Jong, Eric, Aubameyang, Gavi