Derbin brazilian e fiton Palmeiras, vazhdon tutje në Kupën e Botës për Klube

Palmeiras ka dalë fitues në një derbi dramatik brazilian ndaj Botafogos, duke triumfuar me rezultat 1:0 dhe duke kaluar më tej në Kupën e Botës për Klube.
Ndeshja u vendos vetëm në minutën e 100-të, gjatë vazhdimeve, kur Paulinho realizoi golin vendimtar që i dha fitoren skuadrës së drejtuar nga Abel Ferreira.
Në një përballje të ashpër dhe taktike, Palmeiras tregoi më shumë vendosmëri dhe përvojë në momentet kyçe, duke siguruar një biletë të rëndësishme për fazën tjetër të këtij kompeticioni prestigjioz ndërkombëtar./Indeksonline/
Palmeiras elimina o Botafogo no prolongamento e está nos quartos de final do Mundial! pic.twitter.com/GxKp21zzI0
— B24 (@B24PT) June 28, 2025