Derby County i jep leje Lampardit, pritet të emërohet trajner i Chelseat
Shumë shpejt pritet të zyrtarizohet rikthimi i Frank Lampard te Chelseat.
Skuadra të cilën e drejton, Derby County i ka dhënë leje anglezit të flas me Chelsean për tu emëruar trajner i ‘Bluve’ të Londrës.
41 vjeçari do të bëhej zëvendësues i Maurizio Sarrit i cili arriti marrëveshje me Juventusin.
Nëse Lampard dhe Chelsea bien dakord, këta të fundit duhet të paguajnë kompenzim 4 milionë funte në konto te Derbyt. /Indeksonline/