75 Mall Live Search
20:16 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Derby della Capitale” përfundon pa fitues

Ka përfunduar derbi i kësaj jave në Serie A mes Lazios dhe Romës.

Sfida e luajtur në ‘Olimpico’ ka përfunduar baras 1-1.

Ekipi i Fonsecas kaloi në epërsi qysh në minutën e 17’ pasi Aleksandr Kolarov realizoi nga pika e bardhë.

Në vazhdim ndeshja shkoi e baraspeshuar derisa goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë.

Luis Alberto (59’) shënoi për rezultatin përfundimtar 1-1, pas asistimit të Ciro Immobile.

Pas dy ndeshjeve, Lazio ka një fitore dhe një barazim, kurse Roma numëron dy barazime.