75 Mall Live Search
10:33 / E Diele, 05 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Derby ”Della Madonina”, sot Interi përballë Milanit

Dita e sotme do të jetë e nxehtë në futbollin italian.

Më fillim nga ora 20:45, në stadiumin ”Guiseppe Meazza” do të zhvillohet derbi i Madoninës, mes Interit dhe Milanit, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje ciliësohet si derbi më i madh lokal në botë, dhe është e vlefshme për javën e 21-të të Serie A.

Kuqezinjët po kalojnë në një krizë rezultatesh në vitin 2023, ku nga pesë ndeshjet e fundit kanë dy humbje, dy barazime dhe një fitore ndaj Salernitanes me 4 janar.

Kampioni në fuqi i Italisë ndodhet në pozitën e pestë me 38 pikë.

Në anën tjetër, zikaltërit zënë vendin e dytë në tabel me 40 pikë, ku në pesë ndeshjet e fundit kanë tre fitore, një barazim dhe një humbje./IndeksOnline/