“Derby della Madonnina” me koronavirus, edhe dy futbollistë tjerë dalin pozitiv

Derbi i qytetit të modës, Milan-Inter, është “sëmurë” me koronavirus.
Gjatë ditës së sotshme janë konfirmuar nga një rast i ri pozitiv tek dy skuadrat, transmeton Indeksonline.
Tek Inter sot ka rezultuar pozitiv Radu, duke e dërguar në 5 numrin e të infektuarve në ekip.
Përveç Radus, të infektuar të Inter janë: Skriniar, Bastoni, Gagliardini dhe Nainggolan.
Kurse tek Milan, sipas “Corriere dello Sport”, Mattia Gabbia ka rezultuar pozitiv me koronavirus sot.
Tek Milan të infektuar vazhdojnë të jenë Zlatan Ibrahimovic dhe Duarte. Derbi mes dy ekipeve do të zhvilloeht pasi të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve./Indeksonline/