75 Mall Live Search
16:15 / E Shtunë, 08 Maj 2021 / Blerim

Derby i Rooneyt shpëton në fund, bie nga Championship ish-skuadra e Atdhe Nuhiut

Skuadra e Derby County ka shpëtuar në momentin e fundit nga rënia.

Ndeshja mes Derbyt dhe Sheffield Wed u mbyll me barazim 3 me 3, rezultat ky që i konvenoi klubit të Wayne Rooney, shkruan IndeksOnline

Deri në minutën e 78’të, klubi i Derbyt ishte duke humbur me rezultat 2-3, por goli i Waghorn ia siguroi një pikë të artë.

Nga Championshipi me këtë barazim bie ish-skuadra e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, Sheffield Wed./IndeksOnline/