75 Mall Live Search
19:36 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Derdhet qumështi nga fermerët kosovar, ata ankohen se tregu është mbushur me produkte kanceregjene nga vaji i palmës

Si shenjë paknaqësie, sot fermerët kosovarë kanë derdhur qumështin e grumbulluar në lumenj.

Ata u ankuan se tregu është mbushur me produkte kancerogjene nga vaji i palmës, ndërsa atyre po i pamundësohet shitja e qumështit kualitativ, shkruan Indeksonline.

Për shkak te ngopjes së tregut me produkte kancerogjene nga vaji i palmes, ne fermeret e qumeshtit detyrohemi qe ta derdhim qumështin tone ne lumenj. STOP VAJIT TE PALMES”, thuhet në reagimin e publikuar nga Shoqata e Qmështoreve të Kosovës.

Ndërsa Ministria Tregtisë dhe Industrisë ka dalë me një vendim të ri.

Në këtë vendim trajtohet disa çështje një ndër to është edhe ajo se ndalohet përkohësisht importi i vajit të palmës dhe importi i djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit të prodhurara me yndyrë bimore (vaj palme).

Po ashtu ndalohet përkohësisht edhe përdorimi i vajit të palmës në prodhimin e produkteve të ngjashme të djathit nga prodhuesit vendor.