22:01 / E Mërkurë, 20 Maj 2020

Derdhi lotë për tre ditë pasi u nda nga i dashuri, vajza i “dhuron” 1 ton qepë që të qante dhe ai

Secila lidhje në çift mund të ketë dobësitë e veta, por ndarjet asnjëherë nuk janë të lehta.

Të shumtë janë ata persona që e përjetojnë keq ndarjen, madje ka edhe nga ata që i japing fund jetës pa menduar tutje.

Kështu, një vajzë në Kinë pasi u nda nga i dashuri i saj qau për tre ditë me radhë.

Vajza konsideron se për dallim nga ajo që e vuajti kaq shumë këtë ndarje, i dashuri i saj nuk është mërzitur fare.

Ndaj vajza mendoi që të hakmerrej në mënyrë sa gazmore aq edhe të çuditshme. Ajo porositi një ton me qepë dhe ja dërgoi në shtëpi në mënyrë që edhe ai të qante.

Vajza zbuloi përmes shoqërisë së përbashkët me ish të dashurin e saj se ai nuk kishte qarë dhe nuk kishte treguar asnjë lloj pendese për ndarjen.

Sëbashku me qeset me qepë ajo i dërgoi dhe një letër ku shkruhej, “Unë qava për tre ditë me radhë për ty, tani është radha jote”.