11:15 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / B O

Derë me derë, Shehu po merr përkrahje në Junik

Ruzhdi Shehu i LDK-së po vazhdon të merr përkrahje në Junik. Fushata e tij vazhdon të jetë konkrete dhe po shpaloset në lagje e në shtëpi projekti zhvillimor për Junikun.

Shehu ka qenë dje në lagjet Berisha dhe Agim Ramadani ku ka treguar investimet konkrete në këto dy lagje.

“Së bashku me kandidatët për anëtarë të Kuvendit Komunal, kemi vazhduar me takime të shumta me banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani.

Ne i njohim të gjitha problemet në këto dy lagje të respektuara të Junikut. Për fat të keq, qeverisja në ikje e Junikut, ka dështuar të përmbushë edhe nevojat më elementare në këto dy lagje, siç janë uji i pijes, statusi pronës, trotuaret, qentë endacak, etj.
Ne e kemi shpalosur programin tonë qeverisës në çdo familje të këtyre dy lagjeve. Me këtë rast banorët e lagjes Berishë dhe të lagjes Agim Ramadani e kanë kuptuar se investimet dhe projektet zhvillimore në këto dy lagje janë prioriteti ynë kryesor.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme e cila po rritet çdo ditë më shumë” shkruan Shehu në njoftim.