75 Mall Live Search
22:32 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dërgohen në QKUK dy këmbësoret e aksidentuara në Prishtinë

Janë goditur nga një veturë dy këmbësore, afër sallës “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në ora 21:25, tek ‘1 Tetori’ ka ndodhur një aksident, një veturë ka goditur dy këmbësore”, thotë Krasniqi.

Policia ka dal dhe po merret me rastin, ndërsa të aksidentuarat janë dërguar në QKUK.