75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

Dërgohen në QKUK tre persona pas shpërthimit të bombolës së gazit në Istog

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në një objekt banesor në komunën e Istogut, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lënduar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë në rajonin e Pejës.

Ai tha se viktimat janë jasht rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Rexhë Murati” në Istog, në një objekt banesorgjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit.

Si pasojë e shpërthimit, tre persona janë lëdnuar të cilët pas marrjes së trajtimit mjekësor në QKMF në Istog, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

Ndërsa, më pas për shkak të natyrë së lëndimeve viktimat janë dërguar në QKUK, në Prishtinë.

Sipas ekipit mjeksorë të njëjtit janë  jasht rrezikut për jetë”, tha Rugova.

Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes./IndeksOnline/