75 Mall Live Search
11:16 / E Martë, 28 Shtator 2021 / A. M.

Dërgohet në arrest shtëpiak personi që shkaktoi vdekjen e 5 personave, në Ferizaj!

Personi që kishte shkaktuar aksidentin tragjik në fshatin Koshare të Ferizajt qershorin e këtij viti, ku kishte rezultuar me vdekjen e 5 personave, i është ndryshuar masa e paraburgimit.

Me kërkesë të Prokurorisë, Erton Musilu është liruar për në arrest shtëpiak. Raportohet se masa e arrestit shtëpiak është në afat prej 1 muajsh.

Kujtojmë se me 6 qershor, Ertioni ishte duke vozitur  “Audi A8” dhe kishte goditur veturën “Golf II” e cila po lëvizte nga drejtimi i kundërt, transmeton Indeksonline

Aksidenti me 4 viktima në Ferizaj/ 32-vjeçarja është në gjendje të rëndë -  Lajme247

Vlen të theksohet se si pasojë e aksidentit atë ditë kishin mbetur të vdekur katër persona (N.R, 39-vjeçar, drejtues i automjetit, XH.R., 60-vjeçare, S.R., 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar), të gjithë këta familjarë mes vete. Ndërsa, më 17 qershor nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve I.R., 32-vjeçare, e shtruar në QKUK.

Ky është 22-vjeçari që dyshohet se shkaktoi aksidentin me katër viktima në  Ferizaj – prishtina ime