Dërgohet në burg i dyshuari nga Vitia, që ishte dënuar për ryshfetdhënie

Një person është arrestuar sot në Viti dhe është dërguar në vuajtje të dënimit për dhënie ryshfeti.
I dyshuari M.D., 62-vjeçar, ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me 18 muaj burgim, për shkak se kishte kryer veprën penale të lartcekur.
Policia e Vitisë e arrestoi sot të dyshuarin, i cili menjëherë u çoi drejt burgut, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan, zyrtar policorë nga stacioni policor Viti në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 19.09.2024 kanë arrestuar M.D. (viti i lindjes 1962, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh për veprën penale “Dhënie e ryshfetit’’ nga neni 422 i KPRK-së. Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.
Drejtoria rajonale e policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.