75 Mall Live Search
12:25 / E Martë, 10 Shkurt 2026 / S Z

Dërgohet në burg i kërkuari 23-vjeçar i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Më 09.02.2026, policët e Njësitit për realizimin e urdhëresave të stacionit policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur që të realizojnë urdhëresën e gjykatës dhe është dërguar në burg i dënuari E.R., mashkull , 23 vjeçar nga Korisha e Prizrenit. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është dënuar me 14 muaj burgim për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së. I arrestuari E.R. fillimisht është sjell në stacionin policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.