20:11 / E Martë, 19 Janar 2021 / Blerim

Dërgohet në mbajte për 24 orë i dyshuari që theri me thikë nxënësin e shkollës

Policia  e Kosovës ka bërë të ditur se referuar rastit të lëndimit trupor, që ndodhi sot në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë, me rekomandimin e prokurorit te shtetit, i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, për rastin lëndim i lehtë trupor”, ka bërë të ditur për IndeskOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Kujtojmë se më herët IndeksOnline raportoi se nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, janë rrahur mes vete, ndërkohë që rrahja ka degjeneruar edhe në përdorim të thikës, ku njëri prej nxënëseve ka therë me thikë një shok të shkollës.