75 Mall Live Search
10:10 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Dërgohet në mbajtje Avniu, vëllai i njërit nga viktimat e rastit tragjik në Pejë

Mbrëmë në Pejë pati të shtëna me armë zjarri ku si pasojë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, gjetën vdekjen.

I plagosur nga këto të shtëna mbeti vëllai i Astritit, Avniu, i cili menjëherë është arrestuar, shkruan Indeksonline.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

No description available.
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë  dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje“, thuhet në njoftim.

Indeksonline mbrëmë ka siguruar edhe fotografi të armëve të cilat u përdorën në rastin tragjik.

No description available.
Armët që u përdorën

Ndryshe për rastin kanë reaguar krerët institucional të cilët kërkuan zbardhjen e rastit në fjalë./Indeksonline/

No description available.
I plagosuri – Avni Ademaj
Viktima – Astrit Ademaj
Zbulohet identiteti i politikanit të dytë që u ekzekutua sonte në Kosovë -  Abc News
Viktima – Blerand Kadriaj