75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / OSH

Dërgohet në mbajtje gjinekologu që sulmoi profesoreshën

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht dje në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion.

Sipas asaj që ka njoftuar Pupovci, ajo është sulmuar fizikisht nga Dr. Arsim Gashi, gjinekolog, i cili është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan IndeksOnline.

“Prishtinë 10.05.2022 – 16:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuat në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./IndeksOnline/