Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për veprën grabitje

Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, pas kompletimit të rastit nga ana e hetuesve dhe përfundimit të intervistimit në prokurori, është dërguar në mbajtje një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 05.10.2024, në rrugën “27 Nëntori” në Prishtinë.
Ndaj personi të dyshuar: A.H . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore para se rasti të procedohet më tej.