75 Mall Live Search
11:41 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Z S

Dërgohet në mbatje prej 48- orësh i dyshuari, që i shkaktoi plagë vdekjeprurëse një personi në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren përkatësisht Departamenti për krime të rënda, informon opinionin publik se mbrëmë më 10.08.2025, rreth orës 08:30 min. në lagjen “Tusuz” në rrugën “Lapidari” në Prizren, një person është therur me mjet të mprehtë (thikë).

Për shkak të lëndimeve të rënda, ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK- në Prishtinë, mirëpo për shkak të plagëve në pjesën e gjoksit, viktima ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar së bashku me njësitet relevante policore, dhe me urdhër verbal të prokurorit, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar:

Një (1) brisk patente (që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale);

Një (1) veturë e markës “Audi”.

I pandehuri E.B., është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim 48-orësh.

Për të prokuroria brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik./Indeksonline/