Dërgohet në QKUK këmbësori që u godit nga vetura, flasin nga Spitali i Pejës

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë janë deklaruar për gjendjen e këmbësorit që u godit nga një veturë mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Siç theksohet nga spitali, të njëjtit i janë bërë ekzaminimet radiologjike dhe nën perkujdesin e ekipit të Anastezionit është transferuar në QKUK.
“Pacienti është pranuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. I është ofruar perkujdesin emergjent shëndetësor, i janë bërë ekzaminimet radiologjike dhe nën perkujdesin e ekipit të Anastezionit është transferuar në QKUK”, thuhet në përgjigjen e tyre për Indeksonline.
